Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!
Ish-mbrojtësi i Milanit e ka kritikuar publikisht trajnerin e Brazilit pas shpalljes së listës dhe lënies jashtë të shumë emrave të njohur. Plani i rilindjes së Brazilit nga trajneri Carlo Ancelotti vazhdon të shoqërohet me shumë polemika. Vendimi i trajnerit italian për të nisur një revolucion të thellë të gjeneratës brenda skuadrës ka sjellë shumë reagime. Mes tyre edhe atë Thiago Silva-s, ish-lojtar i Milan-it. Thiago Silva, sot pjesë e Fluminense, nuk i ka fshehur dyshimet për këtë revolucion. Për mikrofonin e “Radio Tupi”, ai ka dalë hapur kundër zgjedhjeve të bëra nga trajneri Ancelotti në çdo aspekt. “Nuk mund ta skartosh kaq thjeshtë një lojtar që është 31, 32 apo 33 vjeç vetëm për çështje moshe. Unë vetë isha afër Botërorit në moshën 41-vjeçare....
Burimi:
javanews.al