Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Analizë nga korrespondenti i lartë ndërkombëtar i “The Guardian”, Julian Borger
Irani ishte përpjekur ta pengonte Donald Trumpin të bashkohej me fushatën e bombardimeve të Izraelit me kërcënime të ashpra për hakmarrje, por opsionet e tij tani janë të kufizuara dhe të mbushura me rreziqe. Zyrtarët iranianë kanë thënë konkretisht se anijet dhe bazat ushtarake amerikane do të jenë në shënjestër, por shumica e kapacitetit në të cilin mbështetej si mjet parandalues është zhveshur gjatë ditëve të fundit nga sulmet izraelite. Megjithatë, këto sulme janë përqendruar në lëshuesit e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi. Irani ende ka një arsenal të frikshëm raketash dhe dronësh me rreze të shkurtër veprimi....