Analiza e Deutsche Welle: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

Analiza e Deutsche Welle: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë viti, gjeti një ekonomi të fortë amerikane me papunësi të ulët, rritje të fortë ekonomike dhe inflacion modest. “Pavarësisht nga cili kënd e vështron ekonominë amerikane, mund të arrish vetëm në përfundimin se ajo është shumë e shëndetshme“, tha eksperti i tregjeve ekonomike Robert Rethfeld nga Wellenreiter-Invest në janar 2025. Po që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në ekonominë amerikane dhe jo domosdoshmërisht gjithmonë për mirë. Treg çuditërisht i dobët pune Shifrat e fundit tregojnë për shembull për një treg çuditërisht të dobët pune në SHBA. Sipas raportit qeveritar të publikuar të premten e kaluar në muajin korrik u shtuan vetëm 73,000 vende të reja pune jashtë sektorit të bujqësisë....