Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Çfarë efekti do ketë paketa “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Paketa është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së. Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe 214 kundër për paketën legjislative, e cila u bë e njohur si “One Big Beautiful Bill” dhe për të cilën ka mjaft diskutime dhe kritika. Edhe senati e ka dhënë dritën e gjelbër. Tani presidenti Trump mund ta nënshkruajë projektligjin në mënyrë që ai...