Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet
👁5489
Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin “bio”, Sali Berishën që del elegant dhe arësyeton urtësisht, ekran më ekran dhe i “çjerr” maskën Edi Ramës, për “farsën” zgjedhore të 11 Majit 2025. Dhe mbas shpatullave të Saliut, këta të paaftë, të shumtë në të vërtetë, fshihen e tkurren dhe ndërkohë mprehin thikat e tyre kundër njeri tjetrit: gjithmonë në emër të Doktorit dhe të pastërtisë opozitare. Pamje e dhimbshme e katandisjes opozitare në këtë verë që po vonon të mbërrijë. Duhet më shumë dinjitet dreqi e mori, duhet t’i thonë...