Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel
Ana Lika ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e vajzës së saj, Marvel, e cila sot feston 6-mujorin e lindjes. Ana publikoi një foto të ëmbël ku shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila vesh një fustan të bardhë me zemra të kuqe. “Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kanë kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’”, shkruan Ana në postim, duke ndarë dy foto të vajzës. Ana shton: “Më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta, se e di që e ke qef privatësinë”.