AMP nis hetimet për shkeljet e policisë gjatë protestave

AMP nis hetimet për shkeljet e policisë gjatë protestave

pamje nga protesta TIRANË-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. AMP bën të ditur se ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale. Njoftohet se të gjitha materialet e mbledhura do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive të mundshme. Në katër ditë protestë, 6 efektivë dhe shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë janë pezulluar deri më tani pas dyshimeve se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe...