Amorim paralajmëron “Djallin”: Bournemouth ka më shumë ritëm se Salzburgu
Milani synon fitoren e tretë radhazi, diçka që nuk e ka arritur ende këtë sezon. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Angli, ku të enjten do të përballen me Bournemouth në “Europa League”, pas sukseseve ndaj Salzburgut dhe Atalantës. “Kur fiton, ke më shumë besim dhe stërvitesh me humor më të mirë. Ndjej se lojtarët kanë besim, jo vetëm për fitoret e fundit, por edhe për mënyrën si luajmë”, – tha trajneri Ruben Amorim për “Sky Sport”. Për Gonçalo Ramos sqaroi: “Është vetëm masë paraprake. Nuk ka asgjë tepër serioze, thjesht ka ndier ngurtësim të muskulit. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi në dispozicion”. Amorim konfirmoi se Alphadjo Cissé do të luajë titullar: “Ai është ende në 50% të potencialit të tij. Sot do të ketë...
Burimi:
telesport.al