Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Amerika zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria
Amerika zgjat edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi zyrtar u bë publik më 24 qershor 2025 dhe do të publikohet në Federal Register, si dhe do t’i transmetohet Kongresit Amerikan. Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm përmes Urdhrit Ekzekutiv 13219, për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Sipas njoftimit të...