Ambicia e madhe e Pogradecit, shpërblime ‘të çmendura’ për ndeshjen me Laçin dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore

Ambicia e madhe e Pogradecit, shpërblime ‘të çmendura’ për ndeshjen me Laçin dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore

Klubi i Pogradecit po shfaq një ambicie të jashtëzakonshme në këtë sezon. Skuadra liqenore është në vendin e tretë në Kategorinë e Parë dhe ëndërron ngjitjen në Superiore bashkë me Laçin dhe Skënderbeun. Është pikërisht skuadra kurbinase kundërshtari i radhës për Pogradecin me të cilin e ndajnë vetëm 3 pikë. Kështu drejtuesit e klubit pogradecar vendosën të akordojnë një shpërblim prej 50 mijë euro për fitoren me Laçin dhe 100 mijë euro për ngjitjen një Kategorinë Superiore, diçka që e publikoi vetë klubi në rrjetet sociale. Postimi i klubit të Pogradecit: ‘Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio prej 50,000€ për ndeshjen e rëndësishme ndaj Laçit, ndërsa ka shpallur edhe një shpërblim prej 100,000€ për arritjen e objektivit madhor: ngjitjen në Superligë. Një vendim që...