Ambasadorja e re e BE-së takim ‘kokë më kokë’ me Ramën në Kryeministri
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht misionin e saj në Tiranë, duke zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. Moreira de Sousa është pritur nga kreu i qeverisë në Kryeministri, ku takimi ka zgjatur rreth një orë. Pas përfundimit të takimit, ambasadorja e re e BE-së është larguar nga ambientet e Kryeministrisë. Takimi vjen në nisje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri, në një periudhë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian të vendit. Në fokusin e mandatit të ambasadores pritet të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, procesi i negociatave të anëtarësimit, reformat dhe forcimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Brukselit. Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje mbi përmbajtjen e bisedës...
Burimi:
ntv.al