Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin –

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin –

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, deklaroi se dera mbetet e hapur për Iranin që të rikthehet në tryezën e negociatave, me synim përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Duke folur të dielën në një aktivitet të Al-Monitor Live në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Waltz tha se administrata Trump beson se koha është në favor të Uashingtonit në përballjen me Iranin, e cila sipas tij ka nisur më 28 shkurt. Waltz hodhi poshtë gjithashtu raportet se Teherani ka kërkuar heqjen e sanksioneve dhe dëmshpërblime nga SHBA-ja si kushte për rikthimin në negociata, duke i cilësuar këto pretendime si “fantastike”. Sipas ambasadorit amerikan, regjimi iranian ndodhet në pikën e tij më të dobët që prej vitit 1979, duke...