Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ambasadori i Lirisë”/ Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë! Mik i shquar i ditëve më të vështira për shqiptarët
Sali Berisha: Të dashur miq, ish-ambasadori i parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, një mik i madh i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, Werner Daum, mbylli sytë përgjithmonë në atdheun e tij të dytë, në Shqipëri. Ambasadori Werner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në vitet 1989–1990, pas rënies së Murit të Berlinit, Werner Daum, përfaqësues i kombit të madh gjerman, pasardhës i një familjeje antinaziste i mëkuar me pasionin për lirinë, bëri gjithçka dhe më shumë se kushdo tjetër që të inkurajonte shqiptarët të ngriheshin kundër regjimit komunist...