Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ambasada e SHBA-së pa ambasador prej dy vitesh”, Çollaku: Ja pse Rama është ende Kryeministër
Gazetari Basir Çollaku duke komentuar raportin e dorëzuar në Kongresin e SHBA-së për fondacionin Soros dhe se si 270 mln eurot e USAID në Tiranë kanë përfunduar në xhepat e këtij fondacioni, është shprehur se, kongresi Amerikan do të japë mesazhet e duhura. Gjatë bisedës në një emision televiziv, Çollaku u shpreh se, në këtë raport thuhet qartë që Soros bëri reformën në drejtësi në Shqipëri, që drejtësia të kapej nga Edi Rama. ‘Si u veprua me Sali Berishën, krerët e tjerë të opozitës dhe këdo që ishte kundër këtij pushteti që kontrollohet nga një individ që është Edi Rama....