Burimi:
Kohajone.com

Ambasada Britanike për zyrën e shtypit të SPAK: Do t’i ndihmojmë në strategjinë e komunikimit për 3 vitet e ardhshme
👁5446
Ambasada britanike në Shqipëri ka përcjellë një mesazh mbështetjeje ndaj SPAK. Ambasada komunikon se do të mbështesë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, lidhur me përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit. Nga ana tjetër, ambasada bën me dije se do të ndihmojë SPAK për strategjinë e 3 viteve të ardhshme me median. Postimi i plotë Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit...