Ambasada amerikane me kërkesë të qartë për Serbinë

Ambasada amerikane me kërkesë të qartë për Serbinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Në reagimin e saj, ambasada amerikane ka shprehur solidaritet me Kosovën në përkujtimin e rreshterit Bunjaku dhe ka përsëritur thirrjen për vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për sulmin. > “I bashkohemi Kosovës në nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Përsërisim thirrjen tonë që autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. Më 24 shtator shënohen tre vjet nga sulmi në Banjskë, gjatë të cilit mbeti i vrarë...