Ambasada amerikane feston 249 vjet Pavarësi, VanHorn falenderon Shqipërinë si aleat

Ambasada amerikane feston 249 vjet Pavarësi, VanHorn falenderon Shqipërinë si aleat

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi dje partneritetin mes dy vendeve ndërsa u shpreh se “jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria”. Në festën e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, VanHorn u shpreh se “amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët tanë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën tonë të Pavarësisë”. “Por, historia e kombit tonë fillon para asaj dite, me heronjtë që luftuan për të. Ajo luftë nisi një vit më herët, në 1775, me fillimet e ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Sonte festojmë jo vetëm vitin e 249-të të Amerikës, por edhe 250-vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe...