Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasada Amerika njofton qytetarët për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë në udhëtimet
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson se është e domosdoshme të respektohen kushtet e vizës dhe afati i lejuar i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, njofton ambasada.