Altin Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

Altin Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

Avokati dhe njëherazi kandidati për deputet i PD-ASHM, Altin Goxhaj, i ka bërë thirrje publike qytetarëve të Tiranës, që të refuzojnë dorëzimin e fotokopjeve të ID-së dhe dokumentave të pronësisë, te ‘operatorët’ e UKT-së pasi është një kërkesë e paligjshme. Në një njoftim për shtyp, Goxhaj ka denoncuar se me urdhër të Edi Ramës, i cili është tashmë edhe kryetar i Bashkisë Tiranë, këta ‘operatorë’ janë patronazhistë që po mbledhin të dhëna nga qytetarët për t’i përdorur për zgjedhjet e 11 majit. “Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e...
Burimi: Syri.net