Altin Dumani për gjyqin ndaj Veliajt: Të vijojmë pa avokat mbrojtës, kanë hequr dorë nga kjo e drejtë

Altin Dumani për gjyqin ndaj Veliajt: Të vijojmë pa avokat mbrojtës, kanë hequr dorë nga kjo e drejtë

Prokurori Altin Dumani ka kërkuar që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë mundësinë e vijimit të procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, edhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Gjatë seancës, Dumani e cilësoi bojkotin e avokatëve si një shkak të paligjshëm për mosparaqitjen në gjykatë, duke argumentuar se sjellja e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre duhet të vlerësohet nga trupi gjykues. “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat”, deklaroi Dumani. Në mbështetje të kërkesës së tij, prokurori iu referua edhe një precedenti të Gjykatës së Apelit,...