Allegri pas humbjes në “San Siro”: Fitorja e Interit tregoi se futbolli nuk ka logjikë

Allegri pas humbjes në “San Siro”: Fitorja e Interit tregoi se futbolli nuk ka logjikë

5 Shtator 2026 21:31 Telesport Në intervistën pas humbjes së Napolit 3-2 ndaj Interit, në sfidën spektakolare të luajtur në “San Siro”, Max Allegri pranoi se ekipi i tij duhet ende të përmirësohet si dhe fitorja e zikaltërve sot tregon që logjika nuk ka vend në futboll, sipas tij. “Ishte një ndeshje jashtëzakonisht argëtuese për tifozët dhe për Interin, por aspak e këndshme për ne. Goli i parë i tyre, ishte shumë i lehtë për ta, pastaj ata rritën shpejtësinë sepse e kanë këtë brenda tyre dhe na shkaktuan probleme. Mendonim se topi ishte jashtë loje dhe ndaloi në krosim, por ky është futbolli. Mund ta kishim shënuar ne golin e fitores, por në fund realizuan ata dhe fituan ndeshjen. Kjo është prova se futbolli...