Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri kërkon sulmues, Tare hedh sytë nga ylli i Bundesligës, por “trembet” nga shifra 70 milionë euro
29 Qershor 2025 18:03 Telesport Max Allegri po kërkon një qendërsulmues të fortë si partnerin ideal për Santiago Gimenez. “Corriere dello Sport” raporton se dëshira e Allegrit, por edhe e drejtorit sportiv, Igli Tare, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy. 29-vjeçari nga Guinea ka shënuar 35 gola në 48 ndeshje sezonin e fundit me Borussia Dortmund, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Guirassy është fiks profili i kërkuar nga Allegri, por negociatat me Dortmund pritet të jenë shumë të vështira. Verdhezinjtë e vlerësojnë 70 milionë euro sulmuesin e tyre dhe nuk pranojnë asnjë ofertë më pak se kjo...