Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alimehmeti: Bashkia e Tiranës funksionon pa drejtim, taksat mblidhen nga qytetarët, ndërsa shërbimet mungojnë
Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, në një lidhje Skype për emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar situatën e tensionuar dhe kaotike që po kalon Bashkia e Tiranës, duke evidentuar një sërë problematikash që po minojnë funksionimin normal të institucioneve vendore dhe po rëndojnë mbi qytetarët. Alimehmeti u ndal fillimisht te fakti që prej më shumë se dy vitesh mediat nuk lejohen të ndjekin nga afër mbledhjet e Këshillit Bashkiak, me justifikime që ai i cilësoi "fëminore", siç është pretendimi se gazetarët prishin rendin e mbledhjeve. “Nëse ka parë ndonjë njeri ndonjë gazetar që...