Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ali Pashë Tepelena kishte thesare si në “Një mijë e një net”/ Si i bëri?
“Lettres champenoises” kanë botuar, më 1820, në faqet n°226 – 228, një shkrim mbi Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar: Pas Mbretëreshës së Anglisë, personazhi që zë më shumë vëmendjen e publikut është pashai i famshëm i Janinës, i cili ka hedhur zgjedhën dhe është bërë i pavarur nga Porta. Nëse despotizmi bëhet burrë, me siguri që ai do të përhapet në botë nëpërmjet Aliut. Thuhet se thesaret e tij, të cilat qëndrojnë në pasazhe të mëdha nëntokësore dhe që mund të krahasohen me ato të Abulkasemit, në “Një mijë e një net”, arrijnë në dyqind milionë. Kjo shumë e madhe është fryt i plaçkitjeve, grabitjeve dhe mizorive të tij. Kushdo që gjendej në sundimin e saj,...