Alfa Romeo Cuorerosso, koncepti që dëshmon përkushtimin e markës ndaj dizajnit

Alfa Romeo Cuorerosso, koncepti që dëshmon përkushtimin e markës ndaj dizajnit

Me prezantimin e konceptit të ri Cuorerosso, Alfa Romeo riafirmon vendin e saj mes markave më të rëndësishme të dizajnit automobilistik. Vetura e markës italiane bashkon elegancën e linjave me format sportive, ndërsa pamja e saj agresive ndërthur tipare superveturash me stilin klasik Gran Turismo. Siç ishte njoftuar më parë, Cuorerosso do të prezantohet nga prodhuesi italian në panairin e automobilave në Paris në vitin 2026. Koncepti ofron katër dyer dhe katër ulëse, ndërsa motorizimi, të paktën në variantin aktual, mbetet tradicional, me benzinë. Në ballin e veturës spikatin grila tipike e Alfa Romeos dhe fenerët në trajtë pyke, të cilët përbëhen nga dhjetëra drita LED. Profili anësor bie në sy për lakimet elegante të karrocerisë dhe xhamat e veçantë, të shoqëruar nga rrota të...