Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Aleksandër Çipa: Vizitë në fshatin e braktisur
Poezi nga Aleksandër Çipa Këtu dhe era nuk heq më fletë,Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.Në oborre dhe kopshte, vetëm boshDhe nëpër pragje ca grushte dhera. Në botë të heshtjes-në varreza,Freski e cungët një varr i ri.Kortezhet me të paktë njerëz,Një kuje dhe, më shumë vetmi. Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,Muret me gropa i janë bërë.Nga malli për ikjen e frymëve,Në bosh, si nën regjim e rënë. Dy herë takime bën me dritën,Në ag kur lind, dhe perëndon.Shtëpi e vjetër që ka vatër,Por nuk ka zjarr, hiri sundon. Këtu veç era bën shërbime,Dhe zë të vetëm çon...