Alcaraz marshon pa probleme në US Open, kualifikohen edhe Medvedev, Sabalenka e Pegula

Alcaraz marshon pa probleme në US Open, kualifikohen edhe Medvedev, Sabalenka e Pegula

5 Shtator 2026 9:48 Telesport Në Nju Jork, kanë nisur sot ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të US Open në tenis. Numri 3 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-4, 6-1) ndaj kinezit Y.Wu. Në raundin e katërt avancon amerikani Tommy Paul, që mundi pas një maratone 3-2 Alexander Bublik. Më tej avancojnë edhe greku Stefanos Tsitsipas, amerikani tjetër Ben Shelton e rusi Daniil Medvedev. Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi pa probleme 2-0 ndaj K.Rahimova (6-3, 6-4). Më tej avancon edhe rivalja e saj e radhës, tenisja amerikane Taylor Towsend, që mundi 2-1 D.Shnaider. Një biletë për në raundin e katyërt të turneut nju-jorkez kanë siguruar edhe Marta Kostuyk e Ukrainës, amerikanet Emma...