Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Albulena Haxhiu dështon dy herë të votohet si kryeparlamentare, Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç
👁7342
Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç. Edhe në raundin e dytë të votimit, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Në të dyja rastet Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, ndërkohë që për zgjedhjen nevojiten së paku 61. Seanca u ndërpre dhe pritet të rifillojë pas 48 orësh. Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka vetëm 57 vota. Sakaq nga komunitetet jo-shumicë deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa Duda Balje nuk mori pjesë fare në votim.