Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Albin Kurti në Bosnjë: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën
Në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në Qendrën Memoriale në Potoçari, Bosnje-Hercegovinë. Delegacioni kosovar vendosi lule pranë varrezave të viktimave, duke nderuar kujtimin e 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë nga forcat serbe në korrikun e vitit 1995 – një nga aktet më të rënda të gjenocidit në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë vizitës, Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij panë nga afër ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, një instalacion i kuruar nga...