Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarmi për ndërtimet në Tiranë/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie
Klodian Muço, ekspert i ekonomisë, ka ngritur shqetësime lidhur me zhvillimet demografike dhe ndikimin e tyre në sektorin e ndërtimit dhe atë bankar në vend. I ftuar në një intervistë ne edicionin e lajmeve të paradites në SYRI TV, Muço theksoi se Shqipëria po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të popullsisë dhe një plakje alarmante të saj, ndërkohë që në mënyrë paradoksale, në Tiranë vazhdojnë të jepen leje ndërtimi në përmasa rekord. Në këtë kontekst, Muço vë në dukje se Banka e Shqipërisë po merr masa për të mbrojtur sektorin bankar, i cili mund të përballet me sfida serioze...