Alarmi për murtajën/ Gjermania kërkon shpjegime nga Rusia: Mund të vendosim kufizime të rrepta

Alarmi për murtajën/ Gjermania kërkon shpjegime nga Rusia: Mund të vendosim kufizime të rrepta

Vdekje misterioze në një klinikë në Irkutsk të Rusisë: Pas dyshimeve për murtajë në Siberi, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (63 vjeç, CDU) ngre alarmin në gazetën BILD dhe nuk përjashton kufizimet e udhëtimit! BILD Pas vdekjes së një studiueseje të murtajës, e cila sipas Kremlinit vdiq nga pneumonia, Wadephul i kërkon Moskës transparencë të plotë. “Bota ka pyetje, të cilave Rusia i detyrohet përgjigje”, thotë Wadephul. Ai nuk përjashton as vendosjen e “kufizimeve të rrepta të udhëtimit” për të mbrojtur Evropën. “Nuk mund të marrim dhe nuk do të marrim asnjë rrezik përsipër”, thekson ministri. Sfondi i ngjarjes: Më 2 tetor, në Siberi, vdiq një laborante e re, 28 vjeçe, e cila punonte në një institut kundër murtajës. Mediat ruse shkruajnë se më...