Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës!
Të paktën 6500 doza të vaksinës antigrip janë shpërndarë në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës. Ndërsa aplikimi i saj ka përfunduar te punonjësit e shëndetësisë, qytetarë të moshave të ndryshme po i drejtohen ambulancave, por më të riskuarit mbeten të sëmurët kronikë. “Deri tani, ne si qendër, fillimisht kemi tërhequr 1,000 doza. Pasi të mbarojnë ato, kemi të drejtë të marrim doza të tjera për të furnizuar të gjithë. Fillimisht vaksinohen të sëmurët kronikë dhe më pas arsimtarët. Të parët që u vaksinuan ishim ne, personeli. Ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen të vijnë pranë qendrës. Ne jemi në gatishmëri”, u shpreh kryeinfermierja, Griselda Zeka. E përbërë nga gjithë viruset që qarkullojnë në një vit, mbetet i vetmi instrument mbrojtës ndaj gripit sezonal thotë...
Burimi:
javanews.al