Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Alarmi për cunami në Japoni! Ambasada e Shqipërisë në Tokio ka një thirrje urgjente për shtetasit shqiptarë
Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar një njoftim urgjent në lidhje me paralajmërimet e lëshuara nga autoritetet japoneze për cunami në disa rajone të vendit pas një tërmeti 8.8 ballë në Rusinë lindore. “Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës shqiptare në Tokio.