Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje e rrallë neurologjike që mund të çojë në paralizë të muskujve dhe, në raste të rënda, në arrest kardiak. Sipas OBSH-së, rritja e rasteve lidhet me kequshqyerjen, zhvendosjet masive të popullsisë, mungesën e ujit të pijshëm dhe kolapsin e shërbimeve shëndetësore në territorin palestinez, të goditur rëndë nga lufta që prej tetorit 2023. Deri më 31 korrik, autoritetet shëndetësore në Gaza kanë raportuar 64 raste me sindromën Guillain-Barré, mes tyre 27 fëmijë nën moshën 15 vjeç, ndërsa para luftës regjistroheshin vetëm rreth pesë raste në vit. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar tre viktima nga kjo sëmundje, dy prej të cilëve ishin...