Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alarmi i kardiologes: Ulet pragu i moshës që kanë probleme me zemrën
Shfaqja e problemeve kardiake edhe tek moshat më të reja shikohet si një kambanë alarmi për kardiologen e spitalit të Gjirokastrës. Sipas saj, në këto ditë të nxehta është shtuar numri i vizitave kardiologjike jo vetëm nga të sëmurët kronikë, por edhe nga persona që shfaqin probleme për herë të parë. I nxehti i kësaj vere përveç të tjerave ka shkaktuar problematika të ndryshme edhe në shëndetin e popullatës. Në urgjencën e spitalit rajonal të Gjirokastrës çdo ditë paraqiten dhjetëra pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ankohen për probleme kardiake. Ajo që shikohet me shqetësim nga specialistët e fushës është fakti që probleme kardiake po hasin edhe tek moshat e reja. Nisur nga situata kardiologia apelon për shumë kujdes...