Alarmi i Berishës në KiE: Shpopullimi, Shqipëria përballë kërcënimit ekzistencial

Alarmi i Berishës në KiE: Shpopullimi, Shqipëria përballë kërcënimit ekzistencial

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës se Shqipëria po përballet, sipas tij, me një kërcënim serioz demografik dhe social të lidhur me emigracionin. Në fjalën e tij, Berisha u ndal te roli i diasporës shqiptare, duke e cilësuar atë si një faktor të rëndësishëm për mbijetesën, liritë dhe zhvillimin kulturor të vendit. Megjithatë, ai tha se përmasat e emigracionit vitet e fundit po krijojnë pasoja që, sipas tij, kërkojnë vëmendje ndërkombëtare. Duke iu referuar të dhënave që ai atribuoi Eurostat-it, Berisha tha se 466 nga çdo 1 mijë shqiptarë jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, kjo situatë është e lidhur me qeverisjen në Shqipëri dhe me kushtet ekonomike e sociale në vend. Berisha përdori...