Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit
Një avion i kompanisë Air Serbia, që udhëtonte nga Beogradi drejt Moskës, u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes pasi autoritetet konstatuan nevojën për kontrolle shtesë të sigurisë ndaj një prej pasagjerëve. Në bordin e avionit ndodhej edhe Aleksandar Vulin, kreu i Lëvizjes së Socialistëve dhe një prej aleatëve më të afërt të ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Vulin konfirmoi se po udhëtonte drejt kryeqytetit rus për një vizitë zyrtare, ku do të punonte për zgjatjen e marrëveshjes së gazit mes Serbisë dhe Rusisë. Avioni, që operonte në fluturimin JU134, u nis nga Beogradi në orën 18:48, por ndryshoi kurs mbi jugun e Lituanisë dhe u kthye në aeroportin Nikola Tesla. Sipas mediave serbe, Vulin kishte hipur në avion pa iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm...
Burimi:
javanews.al