Alarm për dronët rusë në Mesdhe/ ‘El Mundo’ njofton skenar sulmi ndaj Italisë, Francës dhe Spanjës

Alarm për dronët rusë në Mesdhe/ ‘El Mundo’ njofton skenar sulmi ndaj Italisë, Francës dhe Spanjës

Një raportim i gazetës spanjolle El Mundo ka ngritur shqetësimin për një skenar të mundshëm të përdorimit të dronëve rusë kundër vendeve të Evropës Jugore. Sipas raportimit, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë ndarë me disa qeveri evropiane informacione mbi një operacion të mundshëm rus, ku dronë Gerbera do të mund të lëshoheshin nga anije tregtare në Mesdhe, të fshehur në kontejnerë. Italia, Franca dhe Spanja përmenden si vendet që mund të përballeshin me një skenar të tillë. Sipas informacionit të raportuar nga El Mundo dhe të përcjellë nga Euronews, droni Gerbera është rreth dy metra i gjatë, ka hapje krahësh rreth 2.5 metra dhe një rreze veprimi të deklaruar deri në 600 kilometra. Euronews thekson se informacioni bazohet në burime anonime të Ministrisë së Mbrojtjes...