Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarm për bombë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit në prag të seancës
Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit në ndërtesën e Kuvendit të largohen, në prag të vazhdimit të radhës të seancës konstituive. Policia nuk ka folur ende në lidhje me evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa e Kuvendit. Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënimi të mundshëm. “Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. REL/