Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit. Shkak? Një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë. Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit.
Burimi: Argjiroja.net