Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

Një çantë e dyshimtë e konstatuar këtë të hënë në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme ka vënë në alarm autoritetet policore, të cilat kanë zbatuar menjëherë protokollet e sigurisë. Pas sinjalizimit, ekspertët antieksplozivë dhe shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të verifikuar përmbajtjen e çantës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët. Pas kontrollit të kryer nga strukturat e specializuara, u konstatua se çanta ishte bosh dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike. Pavarësisht se alarmi rezultoi fals, autoritetet ndoqën procedurat standarde të verifikimit për të garantuar sigurinë në zonë.