Alarm në Postribë! Ngordhin bagëtitë, ferma vendoset në karantinë, i paqartë lloji i infektimit

Alarm në Postribë! Ngordhin bagëtitë, ferma vendoset në karantinë, i paqartë lloji i infektimit

PAMJE NGA VENDNGJARJA SHKODËR-Një fermë bagëtish në fshatin Domen, Shkodër, është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, shumë ngjitëse, te bagëtitë e imta.  Pronari i kësaj ferme, Zamir Milani, thotë se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe te delet në atë zonë. “Kjo situatë ka prej dy javësh që unë e kam shqetësim. Deri tani kanë ngordhur 2 prej tyre dhe një tjetër ka mbetur në mal dhe besoj edhe ajo ka ngordhur. Unë kërkoj të zbulohet sëmundja sepse kam 6 milionë lekë të vjetër investim në këtë fermë. Nëse shkojmë në pazar, nuk ka asnjë bagëti të matrikulluar. Para 3 muajsh...