Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta
Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat. Qyteti Foshan është më i godituri, ku pacientët mbahen në spital nën masa të rrepta, sipas BBC. Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione. Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit. Edhe pse rastet janë të lehta, autoritetet kineze kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar. Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend. Ndërkohë SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit. Por çfarë është ‘chikungunya’? Shumica e njerëzve të pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të zhvillojnë simptoma të...