Alarm lufte në Hormuz! Irani raporton 7 anije të goditura dhe kërcënon bazat ushtarake amerikane
Tensionet në Gjirin Persik kanë hyrë në një tjetër fazë të rrezikshme. Irani pretendon se shtatë anije janë përfshirë në incidente të rënda në ujërat pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për goditje ndaj bazave të tyre ushtarake në Lindjen e Mesme. Marina e Gardës Revolucionare Islamike njoftoi këtë të enjte se katër anije që, sipas saj, po kryenin transferime të paligjshme nafte në veri të Gjirit Persik, u goditën njëkohësisht të mërkurën dhe morën flakë. Tre anije të tjera, sipas autoriteteve iraniane, kanë ndeshur mina detare në perëndim të Ngushticës së Hormuzit. Pretendimet janë raportuar nga Reuters dhe Associated Press, por nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Deri tani nuk ka një bilanc të verifikuar të viktimave apo të...
Burimi:
ntv.al