Alarm global për sigurinë kibernetike, Inteligjenca Artificiale zbuloi dobësitë e sistemit, masa të forta edhe në Shqipëri

Alarm global për sigurinë kibernetike, Inteligjenca Artificiale zbuloi dobësitë e sistemit, masa të forta edhe në Shqipëri

Shumë faqe interneti në mbarë botën janë mbyllur pas zbulimit të dobësive serioze të sigurisë në gjuhën e tyre të programimit, e quajtur PHP, që përdoret gjerësisht për ndërtimin dhe funksionimin e platformave online. Shumë institucione në vende të ndryshme të botës kanë nxjerrë përkohësisht faqet e tyre jashtë funksionit si masë parandaluese. Ndërsa në Shqipëri nuk raportohen faqe të mbyllura apo të dëmtuara nga ky problem. Vizion Plus kontaktoi Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i cili bëri të ditur se nuk ka pasur mbyllje apo probleme të faqeve të internetit, as në institucionet qeveritare dhe as në kompanitë private. Për të parandaluar sulmet e mundshme, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njoftoi se një ditë më parë kishte paralajmëruar të gjitha infrastrukturat, ndërkohë po ndiqet...