Akuzohet për përdhunim gjatë luftës, serbi në Prishtinë dënohet me 15 vite burg

Akuzohet për përdhunim gjatë luftës, serbi në Prishtinë dënohet me 15 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 15 vjet heqje lirie Zhijovin Nesiç, i cili akuzohej për kryerjen e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Prokurorja e çështjes, Florije Salihu Shamolli, në një prononcim për mediat, deklaroi se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat. “E mirëpresim vendimin e sotëm të gjykatës për dënimin e të pandehurit Zhijovin Nesiç me 15 vjet burgim. Për Prokurorinë Speciale, ky është një sukses i madh dhe një akt drejtësie për të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës”, u shpreh ajo. Ajo gjithashtu theksoi se...
Burimi: Syri.net