Akuzohet për pengim të punës së qeverisë, kabineti izraelit “largon” Prokuroren e Përgjithshme

Akuzohet për pengim të punës së qeverisë, kabineti izraelit “largon” Prokuroren e Përgjithshme

Qeveria ka qenë prej kohësh në përplasje me prokuroren, duke e akuzuar atë për pengim të përsëritur të vendimeve, emërimeve dhe legjislacionit, mbi baza politike dhe jo ligjore. Megjithatë, sipas Times of Israel, Gjykata Supreme ka vendosur që shkarkimi i prokurores së përgjithshme nuk do të hyjë në fuqi derisa gjyqtarët të vendosin mbi ligjshmërinë e këtij veprimi. Edhe vetë Baharav-Miara e ka cilësuar procesin si të paligjshëm. Ndërkohë, partia opozitare Yesh Atid, e udhëhequr nga Yair Lapid, ka apeluar vendimin në Gjykatën Supreme. Në një deklaratë, partia e qendrës theksoi se vendimi “u mor përmes një procesi të paligjshëm,...