Akuzohet për krime lufte, Kosova lëshon një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç

Akuzohet për krime lufte, Kosova lëshon një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë. Ata akuzohen për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmuan për Kosova Press nga ky institucion. Radoiçiç, si pjesë e një grupi serbësh, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë. Milan Radoiçiç tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ai është i kërkuar edhe nga INTERPOL-i. Radoiçiç besohet se ndodhet...
Burimi: Javanews.al