Akuzohen se spiunonin për Izraelin, autoritetet iraniane ekzekutojnë tre burra

Akuzohen se spiunonin për Izraelin, autoritetet iraniane ekzekutojnë tre burra

Autoritetet iraniane njoftuan sot se kishin varur tre burra, të cilët i akuzuan se kishin spiunuar në favor të Izraelit, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë që i dha fund 12 ditëve luftë. “Idris Ali, Azad Sozai dhe Rasoul Ahmad, të cilët u përpoqën të importonin ilegalisht pajisje për të kryer vrasje në vend, u arrestuan dhe u gjykuan për  bashkëpunim” me Mossadin, agjencinë e spiunazhit të “regjimit sionist” (Izraelit). “Dënimi i tyre u ekzekutua këtë mëngjes, ata u varën”, tha gjyqësori iranian. Three Kurdish men were executed this morning on charges of spying for Israel. Azad Shojaei, Edris...
Burimi: Vizionplus.tv