Burimi:
Javanews.al

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK çon për gjykim dosjen për disa zyrtarë
👁13156
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor në vitin 2019. Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se çështja penale është në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu, bëhet e ditur se ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve, duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e...